109887651 3434212423296852 7201342242252865186 o1 560x416 - Aliu: Pa panik, QKMF dhe Spitali i Ferizajt kanë mjaftueshëm shtretër për të dyshuarit me COVID-19

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se QKMF dhe Spitali i Ferizajt kanë mjaftueshëm shtretër për secilin rast të dyshuar me Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Ai ka bërë me dije se sot në mbledhjen e Shtabit Emergjent për përballimin e situatës me koronavirusin kanë marrë vendim që të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj.

Këtu keni të gjitha vendimet:

Të vihen në funksion të përballimit të fluksit të pacientëve me COVID-19 dhe të dyshuarve, hapësirat e QKMF 4 dhe Qendrës së Shëndetit Mendor në Ferizaj;

Të aktivizohet shërbimi i rentgenit të QKMF-së për nevoja të situatës;

Të zhvendosen shërbimet e gjinekologjisë, kirurgjisë dhe ortopedisë së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt në QKUK me qëllim të krijimit të hapësirave të reja në funksion të trajtimit të rasteve me COVID-19;

Shtohen kapacitetet e Qendrës së Thirrjeve në QKMF për kontaktimin e rasteve me COVID-19 si dhe shtohen vizitat shtëpiake të pacientëve të infektuar me COVID-19;

Hapësira të caktuara të Dispanzerit vihen në dispozicion të nevojave të veçanta shëndetësore;

Mjekët familjar konform udhëzimeve e vendimeve të fundit të MSh dhe IKSHPK do të bëjnë diagnostifikimin klinik të të dyshuarve me COVID-19, urdhërojnë izolimin dhe në bashkëpunim me QRSHP monitorojnë gjendjen e pacientëve deri në konfirmimin e shërimit.

Shtohen vizitat e inspektorëve të Komunës në veprimtari të ndryshme me qëllim zbatimin e vendimeve për masat mbrojtëse nga virusi COVID-19.


www.foxshop-ks.com