Aliu premton mbështetje të sportistëve në gara ndërkombëtare
Redaksia
Ferizaj24
22 Qershor 2018
1 min lexim
125 vizita
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim ferizajasin Aldon Sadiku i shpallur nënkampion në kategorinë classic bodybuilding në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Rumani prej 18-20 maj të këtij viti, pjesëmarrës të së cilës ishin nga të gjitha shtetet e Ballkanit.
Nënkampioni Sadiku ka falënderuar kryetarin e komunës, Agim Aliu për pritjen dhe mbështetjen që po i jep në vazhdimësi sportit dhe të rinjve të dëshmuar me suksese në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
Në anën tjetër, edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar detajisht me gjendjen në sportin ferizajas dhe investimet që priten të realizohen së shpejti.
Në këtë kuadër, ai ka garantuar mbështetjen e sportistëve kulminant në pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare, duke theksuar se këto suksese nuk janë vetëm suksese individuale por të rëndësishme edhe për qytetin tonë, duke e promovuar atë jashtë kufijve shtetëror.
Detajet
Publikuar
22 Qershor 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
125
Fjalë
174