Ditë më parë u raportuara se modelja shqiptare, Almeda Abazi, është shtatzënë dhe do të bëhet nënë.
Bukuroshja, e cila së fundmi e ka provuar veten edhe në këndim, është e martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman.
Çifti i njohur gjatë një kontrolli në spital kishin marrë lajmin se do të bëhen prindër.
Këto ditë, Almeda dhe Tolgahan kanë mbajtur një festë me familjarët dhe miqtë, dhe me këtë rast e kanë treguar edhe gjininë e fëmijës.
Në profilin e saj në InstaStory, modelja i ka publikuar disa fotografi dhe video, ndërsa në njërën prej tyre tregohet gjinia e fëmijës në pritje.
“Është djalë”, shkruan në anglisht mbi njërin prej imazheve të postuara.
“Alabama” është titulli i këngës së parë në karrierën e Almeda Abazit që u lansua në gjuhën angleze. /Telegrafi/