Të hënën u përhap media lajmi në mediat shqiptare se ish Miss Shqipëria dhe aktorja e famshme Almeda Abazi ishte shtatzënë.
Ajo dhe Tolgahan Sayisman do bëhen prindër për herë të parë?
Ishin mediat turke që e kishin mësuar këtë lajm të cilin çifti kishin vendosur ta mbanin të fshehtë, ndërsa me shpejtësi lajmi qarkulloi edhe në mediat shqiptare.
Ndërsa më pas, Almeda e ka pranuar për “revistawho.com” se lajmi është i vërtet dhe se është shumë e lumtur.
“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, është shprehur Almeda, e cila është në javët e para të shtatzënisë.
Ndryshe, Abazi së fundi ka publikuar këngën e parë duke filluar një karrierë të re si këngëtare.
Theksojmë se Tolga është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/