
E përmbytur në rrethana misterioze para 90 vitesh, një anijeM e ‘mallkuar’ britanike është gjendur në gjendje shumë të mirë dhe e paprekur prej plaçkitësve nënujor.
Monasso që është ndërtuar në Glasgow të Skocisë me 1988, kaloi 39 vite e ankoruar në brigjet e Macassa para se të shitet dhe t’i ndryshohet emri, transmeton Telegrafi.
Sipas besëtytnive të marinarëve, po që se një lundre i ndryshohet emri, sjellë fatkeqësi – gjë që ndodhi edhe me këtë anije, që u fundos brenda vitit. Për dekada me radhë, fati saj ka qenë mister.
Por, është gjetur së fundmit në liqenin Huron të Kanadasë, ku edhe ishte shitur – me gjendje shumë të mirë dhe pa ndonjë gjë të shkëputur.
“Marinarët besojnë se ndryshimi i emrit, i sjellë fatkeqësi anijes dhe atij që ia ndryshon. Me emrin tjetër, anija humbi kontrollin në fund të shtatorit dhe u fundos bashkë me 16 vet në bord”, ka thënë një prej zhytësve që e gjetën se ku ndodhet.
Në fakt, lundra nuk ka qenë më thellë se 60 metra nën ujë, vetëm s nuk llogaritej se ndodhet aty. Brenda saj ka shumë elemente origjinale, përshirë edhe mbetjet e një Chevroleti që është prodhuar më 1927. /Telegrafi/