Komuna e Ferizajt ka njoftuar që 18 persona nga kjo komunë kanë rezultuar pozitiv në testimin e bërë për COVID-19.
Rezultatet nga mostrat e marra në Ferizaj për rastet e dyshimta me virusin COVID-19 përmbysin numrin e ulët të të infektuarve me këtë virus në këtë komunë.
Janë plot 18 persona nga Ferizaj që sonte nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv. Kryesisht janë persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt.
Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga Komuna e Ferizajt (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinoc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare).
Profesionistët shëndetësor po bëjnë gjithë çfarë është e mundur që situata të mbahet nën kontroll, Shtabi Emergjent ka ngritur kapacitetet e saja vepruese në shkallë të gjerë, porse është e domosdoshme të zbatohet thirrja për qëndrimin në shtëpi.
Në fund të njoftimit bëhet thirrje për qytetarët që të qendorjn në shtëpi.
“ Ferizajas, ju lutemi, qëndroni në shtëpi, është në dorën tuaj fati e shëndeti i qindra bashkëqytetarëve, mos lejoni që të bëheni shkaktarë të një shpërthimi të frikshëm epidemik që do të rrezikonte masivisht shëndetin publik “, thuhet në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë analizave të bëra sot janë shënuar edhe 23 raste pozitive me coronavirus, duke e dërguar kështu në total 250 numrin e të prekurve në Kosovë.