Ndërsa Apple mund të ketë rifreskuar tashmë disa nga produktet e tyre, si MacBook Pro dhe iPhone, ka ende disa produkte që Apple ende nuk ka përditësuar. Kjo përfshin iPad Pro, MacBook Air, MacBook 12 inç dhe iMac.
Shumë prej fansave të kompanisë pritnin që këto pajisje të njoftohen këtë muaj dhe duket sikur Apple më në fund e konfirmoi lajmin.
Kompania ka njoftuar se do të organizojë një ngjarje më 30 tetor në Bruklin që gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejt.
Apple nuk përmendi atë që do të lansoj, por duke pasur parasysh se në të kaluarën kemi parë se si disa rifreskime të produkteve janë bërë pa shumë promovim, është e sigurt të thuhet se Apple mund të ketë më shumë për të njoftuar këtë raund.
Ka spekulime se ngjarja e Apple të prezantojë iPad të ri Pro që do të vijë me Face ID, një dizajn të ri dhe një lidhës të ri magnetik. Ka pasur edhe thashetheme për një MacBook më të lirë. /Telegrafi/