Arrestohen 3 persona në Ferizaj, dyshohen për shitjen e kartelave të kreditit, fjalëkalimeve e numrave të telefonit
Redaksia
Ferizaj24
17 Shtator 2020
1 min lexim
147 vizita
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Ferizaj, pas hetimeve, ka arrestuar dje rreth orës 18:30, tre persona të cilët dyshohet se kishin hapur një faqe online, përmes të cilës kishin shitur kredit kartela, fjalëkalime, numra telefoni dhe gjëra të ndryshme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cila tha se me këtë rast janë sekuestruar pajisje të ndryshme.
“Më datë 16.9.2020 tre persona janë arrestuar lidhur me veprën penale ndërhyrje në sistemin kompjuterik. Janë sekuesturar pajisje të ndryshme”, tha Kelani, i cili për detaje të tjera njoftoi se Policia e Kosovës do të lëshojë një komunikatë për media.
Detajet
Publikuar
17 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
147
Fjalë
120