Loading...

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se janë përfshirë në grabitje. Në fakt, ata e kanë pranuar se kanë grabitur rreth 8 mijë euro, në një filialë të Money Gram, më 28 korrik të vitit të kaluar.

VIDEO

Zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka bërë me dije se pas hetimeve intensive, hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Sipas njoftimit, hetuesit policorë gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale.

“Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç), V.L. (m/sh/k 19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k 27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00 minuta, në Ferizaj rr. ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në filialën e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit, thuhet në njoftimin e PK-së, në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer.

“Të dyshuarve, prokurori i shtetit ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe disa vepra të tjera të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda në Ferizaj dhe rrethinë ku janë duke u zgjeruar hetimet në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.