Një person është ndaluar në Ferizaj nga prokuroria nën dyshimin për fajde.
I njëjti, dyshohet se nga dhjetori deri në prill, ka arritur të përfitojë shumën prej 20 mijë eurove, nga 500 sa i kishte dhënë me fajde, shkruan lajmi.net.
Ndaj tij, rëndon dyshimi për veprën penale, “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se dje rreth orës 18:00, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person, me inicilaet E.H., nga Ferizaj, nën dyshimin se i njëjti që nga Dhjetori 2018 e deri në Prill 2019, ka arritur të përfitoj prej 500 eurove shumën e 20 mijë eurove, andaj, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).