Një person ka kërcënuar me thikë dy vëllezërit e tij në Ferizaj. Ata jetonin në një shtëpi të përbashkët.
Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës në mbrëmjen e së dielës.
Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur me një thikë dy vëllezërit e tij me të cilët jetojnë së bashku në një shtëpi të përbashkëte. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh.