I dyshuari i lartcekur me iniciale nuk i kishte deklaruar pagat e punëtorëve në ATK dhe nuk i kishte kryer pagesat as të tatimit të mbajtur në burim as nuk kishte paguar kontributet e pensioneve.
I njëjti edhe pasi parat e pakos emergjente u kishin dalë në xhirollogari të punëtorëve, u kishte bërë presion (personave të deklaruar si punëtor) që shumën prej 100€ për muaj t’ia japin atij, ndërsa pjesën prej 30€ ta ndalin për vete. Me këtë rast pjesa më e madhe e tyre kishin pranuar, ndërsa për ata që nuk kanë pranuar këtë ofertë, i dyshuar kishte përpiluar nga një faturë fiktive, duke e nënshkruar vetë në emër të blerësit, ku disa nga këto fatura ishin në vlerë deri 260.00€, në emër kompanisë kinse kanë marr material elektrik, e të njëjtat fatura (të falsifikuara) i kishte dorëzuar te përmbaruesi privat.
Sot me datë 10.02.2022, është intervistuar në cilësi të dyshuarit personi me iniciale (J.U.) nga Ferizaj, pronari i kompanisë lidhur me dyshimet për “Mashtrim me Subvencione” dhe “Falsifikim i dokumentit” në prezencë të Avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare, dhe pas konsultës me Prokurorin kompetent të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.