Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Redaksia
Ferizaj24
15 Dhjetor 2021
1 min lexim
154 vizita
Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka arrestuar një person në Kaçanik, të kërkuar në bazë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me dënim burgimi prej 14 muajsh.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se deri tek arrestimi erdhën në bazë të një informacioni inteligjent.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot në ora 08:25 të arrestojë një person me inicialet B.D (M/K), 39 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë (14) muajve”, thuhet në njoftim.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Detajet
Publikuar
15 Dhjetor 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
154
Fjalë
162