Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi seksualisht një femër
Redaksia
Ferizaj24
7 Mars 2021
1 min lexim
132 vizita
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht një femër.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, transmeton Telegrafi.
“Ferizaj, 07.03.2021-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Detajet
Publikuar
7 Mars 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
132
Fjalë
87