Artistet e bukura të qytetit të Ferizajt
Redaksia
Ferizaj24
15 Gusht 2018
1 min lexim
123 vizita
Janë në një front, pothuajse janë të të njëjtës gjeneratë, artistet e bukura të qytetit nga Ferizaj, si Pranvera Sylejmani është kryetare e Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolombi”, ndërsa Bardha Goga – aktiviste kundërkorrupsionit dhe Fotografe që përmes fotove paraqet një realitet të hidhur në shtetin tonë, kurse Arjeta Selmani është artiste dhe magjistër për dizajn grafik, që po dëshmohet gjithnjë e më shumë.
Tri artiste dhe secila më e bukur se tjetra dhe secila lufton për të arritur sa më shumë në jetën profesionale. Pranvera ka pasur një verë jashtëzakonisht të mundimshme, me aktivitete të shumta sikurse edhe Bardha dhe Arjeta.
Në Ferizaj artistet i vlerësojnë si gjeneratë e jashtëzakonshme me shoqet e tyre dhe që mundohen çdo herë të sjellin një frymë të re, sipas standardeve ndërkombëtare, në qytetin ku jetojnë e veprojnë.
Detajet
Publikuar
15 Gusht 2018
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
123
Fjalë
151