Loading...

Ferizajasit edhe pak orë, kanë mundësinë jo të shpeshtë të shohin spektaklin me valle, muzikë e veshje tradicionale meksikane të përgatitur nga Ansambli Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”. Këta të fundit kaluan mijëra kilometra për të mbërritur në qytetin tonë, me ftesën e AKV “Kastriotët” dhe bashkëpunimin me QKRS “Brez pas Brezi” në kuadër të manifestimit “Meksika feston 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës”.

VIDEO

Djem e vasha meksikanë, para pak çastesh u mirëpritën nga e para e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati Shabani. Ajo e entuziazmuar për koncertin e veçantë që do t’i ofrohet sonte ferizajasve në sheshin “Adem Jashari” duke filluar nga ora 20:00, tha se qyteti ynë ka nderin dhe kënaqësinë, që të mirëpres këtë grup të mrekullueshëm, valltarësh dhe performuesish të artit meksikan, manifestim ky i shkëmbimit të kulturave ndërmjet popujve tanë dhe bashkëpunimit të mirëfilltë kulturor në plan afatgjatë.

Besnik Grajçevci nga QKRS “Brez pas Brezi”, bartëse e këtij projekti, tha se ky organizim është në kuadër të rrjetëzimit të festivaleve të tilla dhe si i tillë ky do të mbahet në gjitha komunat e Kosovës. Ai tutje, shtoi se me gjithë faktin se Meksika nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës, është kultura është ajo që na lidh, afron dhe ndërton ura të bashkëpunimit me shpresën se edhe nismat e tilla do të shërbejnë në afrimin e popujve tanë dhe njohjen e shtetësisë sonë nga ana e Meksikës.

E në emër të nikoqirit, Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, profesori Astrit Mustafa i uroi mirëseardhje Ansamblit Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”. Ai tha se e mira është se ansambli ynë po bashkëpunon me një ansambël të një kulture të veçantë siç është kultura meksikane, kostumet, vallet, këngët e së cilës kanë veçantinë dhe madhështinë ndër kulturat tjera.
Aranza López, drejtore e këtij ansambli falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe dashamirësinë gjatë gjithë qëndrimit të deritanishëm. Ajo shtoi se kultura pa dallim, afron njerëzit mes njëri-tjetrit dhe si e tillë duhet të vazhdohet me organizime të këtij lloji.

Mirënjohje dhe suvenire, mysafirëve për këtë organizim i ndau drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati Shabani, e cila edhe njëherë në emër të të parit të qytetit, Agim Aliu dhe gjithë ferizajasve i uroi mirëseardhje Ansamblit Folklorik Meksikan “Aranza Zu López”.

Agjenda e këtij manifestimi është si vijon në ora 19:00 në sheshin para Komunës do të defiloj ky grup me veshjet tradicionale meksikane, kurse në ora 20:00 do të ofrohet koncerti i përgatitur nën moton “Meksika feston 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës” në po të njëjtin vend, sheshin “Adem Jashari”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.