Me një gjatësi prej rreth 600 metra, është bërë asfaltimi i rrugës “Halil Alidema” e cila ndodhet në qendër të qytetit të Ferizaj.

Nga afër punimet në asfaltimin dhe rregullimin e kësaj rruge i ka ndjekur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ai ka thënë se kjo rrugë ka filluar qysh nga qeverisjet e kaluara, mirëpo asnjë qeverisje deri më sot nuk ka arritur ta përfundojë, për shkak edhe të shumë sfidave që ka pasur kjo rrugë. “Jemi tek një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për banorët e rrugës “Halil Alidema”, ku ju e dini që ne e kemi filluar qysh vitin e kaluar këtë projekt, po për shkak të asaj që ka qenë një projekt i sfidueshëm, madje projekt i lënë anash nga qeverisjet e kaluara, por pikërisht për shkak të këtij sfidimi, ne kemi dashur të ballafaqohemi dhe ta përfundojmë këtë projekt, dhe me këtë rast edhe me mirëkuptimin e vet qytetarëve banorëve të kësaj rruge ne ishim dakorduar që vitin e kaluar t’a përfundojmë infrastrukturën nëntokësore, në këtë rast kanalizimin fekal dhe atmosferik.

Për shkak të thellësisë së madhe që ka pasur punimi i kësaj infrastrukture është dashur të pushojë dhe të kaloj viti i reshjeve në mënyrë që këtë vit ta vëmë shtresën e asfaltit në mënyrë që të ketë qëndrueshmëri. Por ajo që është më rëndësi po përfundohet ky projekt po i vije fundi telasheve dhe çështjeve që kanë qenë vazhdueshëm preokupim i këtyre banorëve, çështje që janë ngritur vazhdimisht, por jam i lumtur që sot përfundimisht po ë bëjmë asfaltimin e rrugës ‘”Halili Alidema””, është shprehur kryetari Aliu, përderisa ka uruar banorët e kësaj rruge për rregullimin e rrugës së tyre.

Ndërkaq, banorët e kanë mirëpritur asfaltimin e rrugës se tyre. Ata thanë se për vite të tera kanë hequr të zitë e ullirit nga rruga e dëmtuar, por edhe problemet me kanalizim. “Kemi pasur vështirësi të shumta në këtë rrugë. Ka qenë pothuajse e pakalueshme, ndërsa për vite të tëra kemi pasur probleme edhe kanalizim”, ka thënë Ibrahim Papazi, përderisa ka falënderuar kryetarin Aliu dhe komunën e Ferizajt për rregullimin e rrugës “Halil Alidema” .

Rregullimi i rrugës “Halil Alidema” është projekt i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa ka kushtuar mbi 200 mijë euro. Në këtë projekt është përfunduar kanalizimi fekal dhe atmosferik si dhe është bërë asfaltimi i rrugës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.