Gjatë udhëtimit nëpër Bengeut të Filipineve, një autobus u bllokua në një rrugë të ngushtë, ku prej një kodre nisi të kishte rrëshqitje dheu dhe gurësh gjigantë.
Shoferi ndjeu se hapësira nuk është e sigurt dhe nuk bëri përpara, teksa mbeti në mes të rrugës dhe u detyrua të kthehej së prapthi, transmeton Telegrafi.
Para kësaj, udhëtarët nisën të bërtisnin nga paniku, të frikësuar se autobusi i tyre mund të rrotullohej si pasojë e këtij fenomeni. Raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa rrëshqitja e ka bllokuar qarkullimin e lirë.
Kjo fatkeqësi, është shkaktuar në një zonë me dhe të butë, ndërsa është ndihmuar prej stuhisë që e ka përfshirë së fundmi atë regjion. /Telegrafi/
[embedded content]