Ministria e Infrastrukturës e ka konfirmuar se në muajin maj të këtij viti do të nisë asfaltimi i rrugës me katër shirita Ferizaj-Gjilan dhe Gjilan–Prishtinë, në vlerë prej më shumë se 10 milionë eurosh.
Ky projekt gradualisht do të vazhdojë edhe gjatë viteve të ardhshme.
Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës, ka shpjeguar se ky projekt është në bashkëfinancim me BERZH-in.
“Segmenti i rrugës Kllokot-Gjilan do të ketë një ristrukturim të plotë me standarde , ndërsa rreth 3 kilometra në hyrje të Gjilanit do të bëhet rruga me 4 shirita. Gjithashtu nga Ferizaj deri në fshatin Bibaj do të bëhet rrugë me 4 shirita, sepse qëllimi është që sivjet ta lidhim këtë segment me autostradën. Ndërkohë, gjatë viteve në vazhdim do të lidhen këto qytete me vazhdim të këtij projekti”, ka thënë Zharku.