Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së nëntë në kuadër të Superligës.
Priten ndeshje interesante, derisa ajo kryesore do të jetë në kryeqytet mes Prishtinës dhe Llapit, shkruan GazetaBlic.
Njëri nga takimet më interesante të pjesës së poshtme pritet të jetë ai mes Ballkanit dhe Ferizajt, dy skuadrat që po luftojnë me mish e me shpirt të largohen nga zona e rrezikshme.
‘Portokallinjtë’ ndeshjet e fundit kanë drejtuar goxha akuza drejt gjyqtarëve, duke thënë se po i dëmtojnë tejmase.
Djelmoshat e Afrim Tovërlanit ndërkaq fituan në ndeshjen e fundit përballë Drenicës, derisa do të udhëtojnë drejt Suharekës me të vetmin qëllim, që të mos dalin të pamposhtur.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë për ç’do risi.
/GazetaBlic/