Loading...

Fotografja Bardha Goga ka vendosur që përmes fotografisë të reflektoj mbi problemet e përditshme në Kosovë.

VIDEO

Përmes subjekteve, ngjyrave e lëvizjeve ajo ka reflektuar mbi problemet në arsim, shëndetësi, ekonomi, problemet në kulturë e drejtësi. Ndarja territoriale, po ashtu ka qenë një problem që ka nxitur reagimin artistik të fotografes, e cila nuk ka lenë anash as dhunën ndaj grave e mungesën e liberalizimit të vizave.

Bardha Goga thotë se në një kornizë ka vendosur nëntë fotografi, të cilat janë të ndara sipas tematikave që e preokupojnë Kosovën ndërsa qëllimi i saj ka qenë të paraqesë anët negative që ekzistojnë edhe 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Goga kishte menduar që para një viti të ishte pjesë e ekspozitës garuese në Ferizaj, mirëpo nuk ishte ndarë e kënaqur me atë që kishte realizuar. Dëshirës për të qenë pjesë e kësaj ekspozite, i ishte kthyer edhe një vit pas duke e përpunuar edhe më tutje idenë e saj drejt versioni përfundimtar. Subjektet e fotografisë së saj janë të ngjyrosura me ngjyra të flamurit të Kosovës, në mënyrë që t’iu shmanget dallimeve racore, ndërsa subjektet i përkasin të dy gjinive pasi që kështu fotografja ka dashur që ajo ta shpreh barazinë gjinore.

“Vitin e kaluar nuk kam qenë e kënaqur me fotografitë, pasi që kanë qenë dy vajza, dhe tek pas një viti duke e mendu prapë realizimin ma te suksesshëm që më qenë unë e knaqur me punën tem , vendosa me ripërsëritë edhe vendosa me marrë një djalë dhe një vajzë, duke mos treguar diskriminim gjinor, dhe i kam shiku edhe në peshë dhe në gjatësi të njëjtë , i kam gjet modelet te dobët me tregu sa e dobët është Kosova shteti jonë”, shprehet Bardha Goga.

Këto fotografi janë pjesë e ekspozitë kolektive “Gursel Sylejmani” në Ferizaj, e cila do të qëndrojë e hapur edhe për një javë në galerinë e qytetit të Ferizajit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.