Bashkimi i qytetit”, është projekti më i rëndësishëm në komunën e Ferizaj, i cili ishte prezantua në korrik të 2018 në Kuvendin e Komunal të Ferizajt.
Tash e dy vite po punohet në këtë projekt, i cili do të kushtojë 6 milionë euro, dhe është projekt dy vjeçar.
I pari i kësaj komune, Agim Aliu, në një njoftim në facebook ka treguar se ‘pëllëmbë pas pëllëmbe ky projekt po merrë formë’.
“Pëllëmbë pas pëllëmbe po merr formë superprojekti “Bashkimi i Qytetit” në gjithë shtrirjen e trupit të qendrës së Ferizajt”, ka shkruar Aliu.
“Rrethi i madh afër Spitalit e të gjithë zonat e gjelbërta përskaj, ka rilindur në arterien më funksionale rrugore me parkun më të madh publik në qendër e do ë njohim ritmin e furishëm të zhvillimit për gjithë ekonomitë familjare e biznesin që zhvillon në këtë anë”, ka shkruar tutje ai.
Aliu, tutje thotë se me guxim e vizion të qartë do e kthejmë prespektivën e zhvillimit në çdo skaj të Ferizajt.