Batuta e Adem Mikullovcit në Kuvend që bëri të qeshnin të gjithë deputetët
Redaksia
Ferizaj24
15 Shtator 2020
1 min lexim
191 vizita
Aktori Adem Mikullovci ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate në moshën 83 vjeçare.
Përveç angazhimeve të tij të shumta në fushën e artit, Mikullovci ka dhënë kontribut edhe në politikë.
Mikullovci ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës para dy vitesh, ndërkaq në fjalimet e tij në Kuvend nuk kanë munguar as batutat e tij.
Në një video të cilën e kishte publikuar Telegrafi më herët, Mikullovci shihet duke i thënë kryetarit të Kuvendit të Kosovës në atë kohë, Kadri Veseli, që të flasë më ngadalë pasi që nuk po e kupton se për çka janë duke votuar.
Kjo kishte bërë që të gjithë deputetët në Kuvend të qeshnin për disa sekonda, ndërsa Veseli e kishte pranuar se po fliste më shpejtë se sa që duhet.
Për vdekjen e Mikullovcit kanë reaguar politikanë e artistë të ndryshëm.
Detajet
Publikuar
15 Shtator 2020
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
191
Fjalë
156