Bebe Rexha ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor për rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë ka publikuar bashkëpunimin më të ri me DJ e famshëm David Guettan dhe këngëtarin J Balvin.
“Say My Name”, titullohet kënga më e re biondinës sonë, por të cilën nuk e ka shoqëruar me video.
[embedded content]
Por, për këtë të fundit ka filluar të punojë këngëtarja shqiptare, të cilën gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Po vjen së shpejti videoja e Say My Name”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ndërkohë, Rexha është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë të ngjarjes vjetore të muzikës, “MTV EMA”.
Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/