Rasti është nën hetime
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një të mituri 15 vjeçar nga fshati Begrac i Kaqanikut i është konfiskuar një armë e tipit AK- 47 me dy karikatorë pa municion. Sipas policisë identifikimi i këtij personi është bërë pasi që i njëjti e kishte ekspozuar armën përmes fotografisë.
“Pas konsultimit i njëjti e kishte pranuar se posedonin armën të cilën e kishin të fshehur në dhomën e prindit të tij të dyshuarit mashkull K-Shqiptar e që sipas nënës së tij ai ishte jashtë shtetit.”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se për këtë është intervistuar dëshmitari, kurse rasti mbetet nën hetime deri sa prindi të kthehet dhe të intervistohet edhe ai.