Mbrëmjen e ditës së shtunë në qiejt e Europës dhe Amerikës ka ndodhur një spektakël i vërtetë dhe i rrallë nga yjet që bien nga qielli.
Ky fenomen është quajtur nga NASA si “Shiu i meteorëve” që mund të shihej edhe me sy të lirë nga toka.
Por ky spektakël nuk ka mbaruar pasi edhe mbrëmjen e sotme astronamët paralajmërojnë se do të ketë shumë herë më shumë yje që bien se ditën e djeshme.
“Me një hënë të re që garanton një sfond më të errët se zakonisht për spektaklin, yjet që bien do të jenë më të shndritshëm se kurrë” – thonë astronomët.
“Unë mendoj se të gjithë duhet ta shohin këtë”, thotë Miralem Mehiç, një boshnjake, pjesë e një grupi ndërkombëtar vëzhguesish të qiellit, që e ndoqën spektaklin tek piramidat e rërës, një zonë kolonash natyrore rëre në afërsi të qytetit jugor Foca.
Pritet sipas ekspertëve, që vëzhguesit e qiellit të mund të shohin një yll që bie çdo tre apo katër minuta. Ndërsa sipas NASA-s, 60 deri në 70 meteorë do të mund të shihen në një orë.
Kulmi ose koha më e përshtatshme për të parë spektaklin, do të jenë orët e para të mëngjesit të së hënës. Dhe ekspertët kanë këshilluar që vendi më i mirë për të ndjekur spektaklin mahnitës, në të gjithë bukurinë e tij, do të jetë në zona të hapura, larg dritave të qyteteve apo qendrave të banuara.