Kampioni i Kosovës, Ferizaj, ka vazhduar kontrata me disa nga volejbollistët cilësorë, siç janë Bardayl Hajdaraj, Driton Bytyqi, sot edhe me liberon Armend Berisha.
Ferizajasit synojnë mbrojtjen e titullit të kampionit dhe luftojnë edhe për trofeun e Kupës së Kosovës.
“Armend Berisha rinovon kontratën me Ferizajn edhe për sezonin 2020/2021. Vazhdojmë me synime të njëjta edhe në këtë edicion!”, njofton KV Ferizaj.
Berisha tha për gazetën Kombëtare “Bota sot”, se arsyeja që ka vazhduar janë edhe kushtet shumë të mira.
“Arsyeja e rinovimit të kontratës me KV Ferizajn është se i kanë qëllimet e njëjta si në sezonin e kaluar.
Klub serioz, por mbi te gjitha janë lojtarët, shoqëria e mirë që unë jam prapë në ekipin e Ferizajt”, tha Berisha.