WP 16 560x416 - Biden flet për djalin e tij që shërbeu në Kosovë dhe deklaratën e Trump se ata që vdesin për luftra të huaja janë dështakë


I nominuari për President nga partia e Demokratëve në SHBA, Joe Biden në një intervistë për CNN tha se Trump nuk ka “koncept lidhur me atë që përbën sigurinë kombëtare”, pasi ai kshte zbuluar në një intervistë ekzistencën e një sistemi të klasifikuar të armëve bërthamore.

Biden gjatë intervistës vuri theksin në raportin e fundit të ‘The Atlantic’ ku Trump u ishte referuar të vrarëve dhe të plagosurve në luftë “dështakë”.

Ai theksoi shërbimin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe Irak “dhe gjithë njerëzve me të, të cilët vdiqën. A janë ata të shpifur? Dua të them, nuk e konceptoj dot”, ka thënë Biden.

“Ata janë heronjë, detyrë, nderë dhe shtet”, ka shtuar tutje Biden.

Joseph R. “Beau” Biden III ishte djali i madh i Zëvendës Presidentit amerikan Joe Biden, prokuror, ushtarak dhe politikan. Për një kohë, Beau ishte edhe në Kosovë, ku ndihmoi në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë. Ai ndërroi jetë në moshën 46 vjeçare, pas një sëmundje me kancer.

Në qershor të 2016, Qeveria mori vendim që autostrada Gjilan-Ferizaj të emërtohet si autostrada “Beau Biden”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.