Përkundër masave të qeverisë për mbylljen e bizneseve dhe qendrave tregtare, pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus, disa nga dyqanet në komunën e Ferizajit nuk po e respektojnë këtë vendim, shkruan Gazeta Insajderi. Nga disa fotografi që kanë dërguar lexuesit e Insajderi, shihet që bizneset në këtë komunë po e vazhdojnë edhe sot veprimtarin e tyre. Ndryshe, Qeveria e Kosovës pas konfirmimit të dy rasteve pozitive me Coronavirus, ka ndërmarrë këto masa: 1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës; 2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë; 3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar; 4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;