Thuajse në të gjitha këngët e tij në mes rreshtave apo edhe në klip përmend veturën e tipit BMW, por reperi i njohur shqiptar nga Ferizaj Buta ende vozitet me një Audi.
Buta që ishte mysafirë në emisionin “ShowRoom me Gentën” ka treguar se gjithmonë është vetëm pasagjerë dhe se nuk vozit vetë, ani patentë shoferin e kishte marrë në moshën 18 vjeç.
“Një Audi e kam por nuk e voziti unë. Lejen e kam marrë qysh 18 vjet më parë, ama i pata bë 3-4 ndeshje. Tash nuk më njohin si pasagjer. Bile bile shpesh edhe me taksi mundesh me më pa, kur se kam vëllanë me ardhur me më marr. Tash ngadalë duhet me u mësua prapë”, rrëfen Buta.
Reperi i njohur shqiptar Buta ende është larg që të arrij milionëshin e parë.
Por, siç thotë ai në emisionin “ShowRoom me Gentë” ja ka vë vetës qëllim dhe se nuk mund ta shoh vetën drejt në sy në pasqyrë pa e arrit edhe këtë.
“Jo jo hala larg. Ka goxha punë me u bo, ama kam me bo ja qit vetës si qëllim. /Telegrafi/