buta rrefen disa perjetime interesante gjate karrieres si edhe per femijerine e tij 560x416 - Buta rrëfen disa përjetime interesante gjatë karrierës, si edhe për fëmijërinë e tij
buta rrefen disa perjetime interesante gjate karrieres si edhe per femijerine e tij - Buta rrëfen disa përjetime interesante gjatë karrierës, si edhe për fëmijërinë e tij

Të famshmit shpeshherë ballafaqohen me gjëra interesante, madje edhe befasohen prej fansave. Ngjarja më interesante për reperin e njohur, Buta, ishte kur një fanse kishe qarë para tij.

Ai ka rrëfyer për emisionin “ShowRoom me Gentën” se në momentin që ka qarë fansja nuk ka ditur se si të sillet.

“Ka ndodhur që fansat të qajnë kur më kanë parë. Bile çudi më vinte të qesh se nuk dija as çka të bëj. Nuk ishte që ishte e mërzitur e t’i thosha mos u mërzit. Nuk e di njëfarë ndjenje shumë akull”, ka treguar Buta.

Ngjarje tjetër që ai e ka cilësuar si interesante gjatë karrierës së tij deri tash, është kur në një koncert në Gjakovë ishte ndalur rryma.

“Madje edhe një herë rryma në Gjakovë ishte ndalur dhe është dashur të lëshohet agregati”,ka rrëfyer ai.

Lexo po ashtu:

Gjatë emisionit, Buta ka folur edhe për fëmijërinë e tij. Adoleshenca e reperit nuk ka qenë hiç e mirë krahasuar me fëmijërinë e tij.

“Fëmijërinë e kam pasur të lumtur, derisa kemi dalë në adoleshencë kur ia ka nisur ashtu teposhtë. Por, fëmijërinë e kemi pasur shumë të mirë, edhe pse jemi rritur prej një nëne të vetme, por shumë të mirë e kam pasur”.

“E kam pasur shtëpinë në periferi, aty kemi pas livadhe, qytetin bashkë dhe ke mundur të dyja bashkë. Fëmijërinë shumë të mirë e kam pasur. Por, në adoleshencë ia ka nisur të bëhet keq, por çfarë të bësh e tillë është jeta”, ka rrëfyer reperi duke shtuar se gjatë gjithë kësaj kohe, ai e ka pasur mbështetjen e nënës.

“E kam pasur mbështetjen e nënës që më së shumti në jetë e dua, më shumë se çdo gjë në këtë tokë. Gjithmonë më ka mbështetur… Është shumë grua e fortë”, ka thënë Buta. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com