Trajneri i shumëpërfolur këto ditë, Bylbyl Sokoli pritet që shumë shpejt të vendos për të ardhmen e tij.
Sokoli në fund të stinorit 2017/18 firmosi kontratë një vjeçare me Llapin, por për shkak të disa “problemeve” ai pritet që të largohet ende pa zhvilluar ndonjë ndeshje.
Ish-trajneri i Ferizajt është në bisedime me bordin e Llapit dhe pritet që të merret shumë shpejt vendimi për të ardhmen.
“Kemi dallime konceptuale në organizmin tonë në klub. Këtu i kemi dallimet. Nëse nuk mundem me i realizu qëllimet e mia, nuk do të jem më në klub”, ka thënë Sokoli.
Në anën tjetër, trajneri i njohur kosovar ka filluar bisedimet me klubin e Ferizajt, skuadër kjo e cila me ndihmën e Sokolit u rikthye në Vala Superligën e Kosovës.
“Dështon marrëveshja me trajnerin nga Shqipëria, Bylbyl Sokoli është në bisedime për të rikthyer në Ferizaj”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Siç duket do të kemi një luftë e ashpër mes Ferizajt dhe Llapit për trajnerin e njohur në Kosovë.