Ferizaj pritet shumë shpejt ta zgjedh pasuesin e Bekim Isufit. Është trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës. Gazeta Olle mëson se Sokoli, që njihet si “ilaçi” i Ferizajt, do të prezantohet nesër. Nëse Sokoli zyrtarizohet tek Ferizaj, kjo do të jetë hera e katërt që drejton klubin. Dy herat e fundit bëri mrekullinë. Njëherë e inkuadroi në Superligë, e vitin e kaluar e shpëtoi pa rënë nga elita. Misioni i Ferizajt edhe këtë edicion është mbijetesa. “Bardhë e kaltërit” deri të shtunën u drejtuan nga Bekim Isufi, i cili dha dorëheqje pas barazimit 1:1 me Feronikelin. Të dielën, ferizajasit janë mysafir të liderit, Ballkani.