
“Teli” mban titullin kënga më e re të cilën e ka sjellë Cannzi për fansat e tij.
Ky projekt muzikor është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe është publikuar në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.
Incizimi dhe miksimi i kësaj kënge është bërë nga Jeton Krasniqi.
[embedded content]
Ashtu siç është e zakonshme, për shkrimin e tekstit është kujdesur vet reperi.
Ndërsa xhirimin e videos muzikore e ka bërë produksioni Ikon Studio.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cannzi i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur në realizimin e këtij projekti.