Firma e sigurisë SplashData siç ndodh çdo vit edhe për vitin që lamë pas ka përpiluar një listë të 25 fjalëkalimeve më të këqija. Këtë listë edhe për një tjetër vit e kryeson fjalëkalimi i famshëm, 123456, shoqëruar nga fjalëkalimi password. Në listën e 10 fjalëkalimeve më të këqija, 5 prej tyre janë derivat i të parit. Këshilla jonë është kjo, përdorni fjalëkalime të gjata dhe të ndryshme për çdo uebfaqe që vizitoni. Nëse keni probleme me mbajtjen mend atëherë përdorni një menaxher të fjalëkalimeve si LastPass apo 1Password. Informacionet e ofruara nga SplashData janë të bazuara në miliona skedarë të publikuara që përmbajnë fjalëkalime të vjedhura në 2018-tën.     Lista e 25 fjalëkalimeve më të këqija të 2018-tës është kjo: 1. 123456 2. password 3. 123456789 4. 12345678 5. 12345 6. 111111 7. 1234567 8. sunshine 9. qwerty 10. iloveyou 11. princess 12. admin 13. welcome 14. 666666 15. abc123 16. football 17. 123123 18. monkey 19. 654321 20. !@#$%^&* 21. charlie 22. aa123456 23. donald 24. password1 25. qwerty123