Cilat janë pritshmëritë e kosovarëve nga administrata Biden?
Redaksia
Ferizaj24
21 Janar 20213 min lexim0 vizita
Njerëzit në Kosovë kanë shpresë të vërtetë se vendi do të arrijë shumë më tepër gjatë administratës së Presidentit të ri amerikan, Joe Biden.
E për pritshmëritë e kosovarëve nga udhëheqësia e re në Amerikë raporton në një kronikë të veçantë edhe agjencia e lajmeve Associated Press.
Kjo e fundit raportimin e nis me faktin se ceremonia inauguruese e presidencës së Biden u ndoq nga afër në Kosovë, të cilën e quan si “një nga vendet më pro-amerikane në botë ku shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si shpëtimtaret e tyre për udhëheqjen e fushatës ajrore të NATO-s në 1999 për të detyruar forcat serbe të largohen nga vendi.
Analisti politik Visar Ymeri thotë për AP se priste që marrëdhënia SHBA-Kosovë do të përmirësohej më tej në një “epokë të re”.
“Kur them një epokë të re që lidhet me përvojën që kemi pasur me Presidentin Trump e cila nuk ishte gjithmonë e këndshme nga perspektiva jonë dhe, nga ana tjetër, Z. Biden ka qenë një mik i vërtetuar historikisht i Kosovës,” tha ai .
Biden kishte kritikuar ashpër politikat e udhëheqësit të ndjerë serb Sllobodan Millosheviq.
Flamujt e SHBA-së u panë në shumë vende, duke përfshirë rrugën “Beau Biden” që lidh qytetet Ferizaj dhe Gjilan në jug, të quajtur sipas djalit të të ndjerit Biden, Beau, i cili punoi në Kosovë pas luftës 1998-1999 me forcat ushtarake dhe gjithashtu ndërtimin institucionet e sundimit të ligjit.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e kujton atë si “ushtarin … në çlirimin e Kosovës dhe më vonë si vullnetar … në ndërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit”.
“Në të dy rastet ai ka qenë një vullnetar, një vullnetar me uniformë në çlirimin e Kosovës dhe një vullnetar në ndërtimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Ai ka qenë jashtëzakonisht i lidhur me çështjen tonë të të qenit i lirë dhe i barabartë, natyrisht nën ndikimi i familjes së tij ”, tha Haziri.
Janë krijuar dy memoriale për Beau Biden, njëri para kampit ushtarak amerikan Bondsteel afër Ferizajt, dhe tjetri 30 kilometra në lindje në qytetin e Gjilanit.
“Për ne populli shqiptar dhe për Kosovën ky memorial ka një rëndësi të madhe sepse është një mirënjohje e vogël për popullin e madh amerikan që kanë bërë gjithçka për të na bërë të pavarur dhe për t’u çliruar nga gjenocidi barbar serb”, tha Fadil Halili, një banor i Ferizaj, transmeton Klan Kosova.
https://youtu.be/JQ1t8hct0wQ