Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk kalon pa urimet e yjeve të estradës shqiptare.
Ndërkohë, ka edhe yje të shoubizit që edhe vendosin të agjërojnë në muajin e madhërishëm të besimtarëve muslimanë.
Është Dafina Zeqiri ajo që në rrjetet sociale ka pranuar se do të fillojë agjërimin.
“Para agjërimit, vendosa që këtë vit të provoj përherë të parë ndonjëherë. Katër ditët e para nuk agjërova, por hej…”, ka shkruar Dafina në InstaStory.
Nuk dihet nëse këngëtarja do t’ia dalë deri në fund suksesshëm me agjërimin e saj pasi më nuk ka postuar rreth kësaj teme.
Dafina Zeqiri pritet që të këtë vit të rikthehet në vend për të mbajtur një turne veror.
Ajo po ashtu pritet që të publikojë projekte të reja që mund të bëhen hite.