Mbrëmë pas orës 21:00 në qytetin e Ferizajt, saktësisht tek qendra tregtare “Village”, ka ndodhur një përleshje mes disa qytetarëve të pandërgjegjshëm dhe dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, që nuk kishin maska u ndaluan nga dy policë, dhe pasi këta të fundit u kërkuan edhe dokumetet e identitetit ata sulmuan policët.
“Asnjani nuk kishte maska në fytyrë, dhe ku i ndali policia dhe ua kërkoi letërnjoftimat njani prej tyve i mshoj policit grusht, dhe tani vazhduan dy palët me grushta. E kom ni t’i thanë çite maskën por nuk e ngojke policinë”, tha për Metron një qytetar i cili qe në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 21:10 minuta njësitet policore të angazhuara në bazë të planit operativ gadishmëria dhe reagimi ndaj Covid-19 kanë hasur në dy qytetarë që nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve shtetërore. Në momentin kur policia ka kërkuar letërnjoftimet nga ta, ata nuk kanë zbatuar urdhrat e policisë dhe kanë sulmuar dy pjesëtarë të policisë”, ka thënë Agim Gashi nga policia e Kosovës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.