ferizaj 960x500 11 560x416 - Dalje masive e qytetarëve në Ferizaj, femrat pa maska u kalojnë policëve “para hundës”, ja çfarë bënë ata VIDEO

Qyteti i Ferizajt është vërshuar mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë zgjedhur që orët e vona t’i kalojnë jashtë shtëpive të tyre.

Shëtitje pa maska dhe pa e mbajtur distancën sociale, gjithçka dukej sikur para pandemisë.

Ndonëse në rrugë kishte edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, këtyre të fundit duket se nuk u bënte përshtypje shkelja e masave kundër koronavirusit nga ana e qytetarëve.

Në pamjet që i ka dërguar një sinjalizues i Gazetës Sinjali, shihet se shumë qytetarë pa maska u kalojnë policëve “para hundës”, por, edhe vetë zyrtarët policorë ishin fokusuar të bënin xhiro nëpër qytet.

Ndryshe, për mosrespektim të masave kundër COVID-19, dje deri në orën 19:00 në të gjithë Kosovën, policia ka gjobitur 610 qytetarë.


 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.