auto 49794552 222346668572663 7157458940316352512 n15474643281 560x416 - Demaskohet këngëtarja ‘serbe’: Dikur quhej Minire Jashari, sot Mina Kostiç

Babin nga Ferizaj, nënën nga Peja

Mina Kostiç njihet si njëra ndër këngëtaret më të popullarizuara në estradën serbe. Mirëpo, këtyre ditëve mediat serbe janë marrë me prejardhjen e vërtetë të këngëtares, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, është zbuluar se ajo deri në moshën 19-vjeçare është quajtur Minire Jashari dhe thuhet se është vajzë e prindërve nga Kosova, që besohet të jetë babai shqiptar dhe nëna serbe. Ajo nuk ka pranuar të tregoj se çfarë kombësie janë prindërit e saj, por ka theksuar se babai është nga Ferizaji, ndërsa e ëma nga Peja.

Po ashtu, ajo ka mohuar se dikur ka pasur emrin Emine Jashari, por e ka pranuar se në moshën 19-vjeçe ajo vërtetë e ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, çka padyshim se konfirmon pohimin e mediave.

“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jahsari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste. Si do që të jetë, mediat serbe shkruajnë se religjioni i saj fillimisht ka qenë mysliman, por pastaj ajo ka vendosur ta ndërroj, përfshirë edhe emrin.

auto 50008791 372452956866333 6049123469734445056 n15474643301 - Demaskohet këngëtarja ‘serbe’: Dikur quhej Minire Jashari, sot Mina Kostiç

auto 49896876 752922841756774 7016173014702096384 n15474643301 - Demaskohet këngëtarja ‘serbe’: Dikur quhej Minire Jashari, sot Mina Kostiç


www.foxshop-ks.com