pro credit11 560x416 - Deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pagat do të dalin me rritje


<strong>Pak ditë pas hyrjes në fuqi Ligji për Paga në Sektorin Publik përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.</strong>

Institucioni i Avokatit të Popullit e dërgoi këtë ligj në Kushtetuese, prej së cilës ka kërkuar vlerësimin e përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Institucioni i Avokatit të Popullit para dy ditësh e ka dërguar kërkesën për pezullimin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik në Gjykatën Kushtetuese.

Prej kësaj Gjykate është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën e Kosovës. Kjo kërkesë tashmë është pranuar nga Kushtetuesja, mirëpo ende nuk dihet se kur kjo do ta thotë fjalën e fundit për sa i përket këtij ligji.

Nga Ministria e Financave thonë se pagat do të dalin me rritje deri në një vendim përfundimtar për pezullimin e ligjit, teksa tri sindikata kanë paralajmëruar greva e protesta nga java e ardhshme në rast se Ligji për Pagat pezullohet nga Kushtetuesja.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.