Dëshmia e vajzave të abuzuara: Na detyronin të shikonim filma erotik
Redaksia
Ferizaj24
18 Maj 20161 min lexim65 vizita
Sipas dëshmisë së vajzave të dhunuara, ato kanë rrëfyer para hetuesve në prani edhe të psikologes, se detyroheshin që të shikonin filma erotikë.
Vajzat e moshave 6, 8 dhe 11 vjeç thanë se në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë, ndërkohë që kujdestarët largoheshin nga qendra për orë të tëra.
I vetmi vend i dyshuar për abuzimin seksual me të miturat, janë familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. Kjo e thellon më tepër skandalin dhe zgjeron rrethin e të dyshuarve nëpër familjet shkodrane.
Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale, thuhej në njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme. Rezulton se me vajzat e vogla është abuzuar nga persona ende të paidentifikuar, jashtë ambienteve të jetimores.