Detaje rreth plagosjes së një personi me plumb qorr në Ferizaj
Redaksia
Ferizaj24
2 Janar 2021
1 min lexim
151 vizita
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth plagosjes së mbrëmshme të një personi nga plumbi qorr.
Sipas Policisë, në orën 00:10, nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr.
Pas ndihmës mjekësore, viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti nën hetime nga njësitet policore.
Detajet
Publikuar
2 Janar 2021
Kohëzgjatja
1 min
Vizita
151
Fjalë
92