Tunde Sawyerr ishte së bashku me të bijën trevjeçare në një kopsht zoologjik në Abuja të Nigerisë, ku pa një deve në gjendje shumë të rëndë.
Meqenëse ishte shumë e keq ushqyer dhe e dërmuar, vështirë dallohej se çfarë kafshë është, transmeton Telegrafi.
“E bija më pyeti se çfarë është, nuk besonte se ishte deve që kishte parë në libra apo televizion”, ka thënë Sawyerr.
Fotografia që shkrepi në kopsht, bëri xhiro në rrjetet sociale, duke marrë mbështetjen e shumë organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
“Gunga që deveja e ka në shpinë, tregon për sasinë e ushqimit që ka ngrënë. Në këtë rast, gunga i është zhdukur në tërësi”, ka thënë një ekspert.
Në anën tjetër, nuk ka ndonjë reagim prej zyrtarëve të kopshtit, nëse gjallesa ka shëndet normal, apo po bëhen përpjekje për ta kthyer në gjendjen e duhur. /Telegrafi/