151 560x350 - Dhimbjet e kokës zvogëlohen nëse e reduktoni konsumimin e kripës

Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, atëherë është mirë ta ndryshoni mënyrën e të ushqyerit.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se duke e zvogëluar sasinë e kripës që e konsumoni për 3 gramë, ju mund t’i reduktoni dhimbjet e kokës deri në 30%.

Pjesëmarrësit të cilët i kishin konsumuar rreth 9 gramë kripë çdo ditë, e kishin zvogëluar sasinë në 6 gramë dhe kishin raportuar për deri në 30% më pak dhimbje të kokës.

Kjo ishte konfirmuar edhe më shumë kur ata e kishin zvogëluar sasinë në 3 gramë.

Shkencëtarët besojnë se konsumimi i ulët i kripës dhe kaliumit e zvogëlon shtypjen e gjakut dhe, rrjedhimisht, dhimbjet e kokës sepse këto dyja janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Vlen të ceket se hipertensioni e rritë edhe rrezikun e sulmit në tru, në zemër, rrezikun e sëmundjeve të veshkave, etj., prandaj, duke e zvogëluar konsumimin e kripës, ju mund të parandaloni edhe shumë probleme tjera shëndetësore.

Ekspertët këshillojnë që t’i shmangni ushqimet me kripë, produktet e mishit dhe të mos i shtoni kripë ushqimeve që i përgatitni.


www.foxshop-ks.com