
Një video shumë e veçantë është postuar nga Administrata e Zonave te Mbrojtura të Shkodrës në Facebook.
Sipas medieve shqiptare, aty shihen dhi të egra, specie e rrezikuar në Shqipëri, që “vallëzojnë” në grup në majat e thepisura të fshatit Curraj i Epërm.
Ky fshat po shndërrohet në një destinacion tejet të vizituar nga turistët e huaj që janë ta apasionuar pas terreneve malore dhe alpinizmit.
Padyshim që fauna dhe flora e bëjnë këtë zonë alpine në Bjeshkët e Shqipërisë shumë atraktive.