Një ngjarje aspak e hjishme ka ndodhur sot në Ferizaj. Pas përfundimit të ndeshjes së juniorëve ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, disa tifozë vendas kanë sulmuar futbollistët mysafirë.
Madje, sulmuesi i ri i Llapit, Arbresh Aliu është goditur me shufër metalike në shpinë dhe ka përfunduar në spital i qepur me disa penjë.
Ndeshja përfundoi 1:1, por ajo nuk kishte rrjedhë normale me skuadrën vendase që gjatë gjithë ndeshjes ushtronte presion te gjyqtarët, të cilët kanë rënë nën ndikimin e tyre. Madje, goli i barazimit i Ferizajt ka ardhur në kohën shtesë.
Për dhunën e ushtruar në Ferizaj është e njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka marrë përsipër për ta hetuar rastin.