Një femër e cila ishte zhdukur nga gjashtë gushti është gjetur dhe është dërguar në polici. Dyshohet se e zhdukura ishte dhunuar seksualisht nga persona të panjohur. Lidhur me këtë rast po merret prokuroria. “Është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bënë të ditur policia.