Një autobus është përfshirë nga flakët në Gjermani. Në mesin e shumë personave të cilët gjendeshin në këtë autobus, ishin edhe dy kosovarë, raporton Indeksonline. Kosovarët e përfshirë në këtë incident kanë deklaruar se ishte vërtetë një rrezik i madh, por që për fat të mirë kanë shpëtuar. Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit të autobusit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.