Audi A5 quattro 2077 default large 933x4451 560x416 - Disa këshilla për makinën tuaj në këto ditë të ftohta

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve për shkak të rrymave polare që kanë mbërthyer vendin tonë, ndikojnë edhe në automjetin tuaj duke iu shkaktuar probleme. Kur dilni nga shtëpia herët në mëngjes, ekziston mundësia që automjeti të mos ju ndizet, të ketë ngrirë apo edhe të mos ju hapen dyert për shkak të shtresës së akullt. Për të shmangur të gjitha këto, ju sjellim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Kontrolloni baterinë nëse ka fuqinë e duhur. Temperaturat e ulëta kanë ndikim negativ tek bateritë, kështu që bëni mirë ta kontrolloni dhe ta zëvendësoni nëse është e nevojshme.

Mos harroni gjithashtu që ujin e makinës ta keni të përzier 50% me solucion anti-ngrirje. Mungesa e saj bën që uji në motor të ngrijë duke iu shkaktuar dëme katastrofike. Kontrolloni edhe lëngjet e tjera të automjetit, siç janë alkooli i frenave dhe vaji i sistemit hidraulik të timonit.

Kontrolloni dritat e automjetit tuaj dhe pastroni fenerët për një shikim sa më optimal.

Spërkasni me solucion gominat e dyerve. Në temperatura të ulëta, gominat kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën duke mos lejuar në këtë mënyrë që ju të hapni derën. Po kështu, spërkasni me solucion edhe dorezat e dyerve për të mos ngrirë në këto ditë të acarta.

Një tjetër këshillë e ekspertëve është që makina të qëndrojë e mbyllur në garazh kur temperaturat janë disa gradë nën zero.

E rëndësishme është që të mos lini brenda makinës rroba apo sende të tjera të lagura, pasi gjatë natës uji do të kondesohet në dritaret e automjetit tuaj.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, mos harroni që të mbani në bagazh gjithmonë kutinë me mjetet e emergjencës dhe të vendosni goma dimërore.


www.foxshop-ks.com